Kosovë, dyndje për vaksinën e gripit
Kosova është vendi i fundit në rajon që këtë vit siguroi vaksinat kundër gripit sezonal. Shpërndarja e tyre në të gjithë vendin u bë menjëherë. Drejtori i Qendrës Mjekësore Familjare në Kosovë, Rezart Halili thotë se dje ka qenë dita e parë e shpërndarjes së vaksinës, ndaj dyndja e njerëzve ka qenë e pritshme, sidomos në situatën e pandemisë që po kalojmë.
Ai shpjegoi se çdo vit, ditët e para të shpërdarjes së vaksinës ka pasur dyndje të njerëzve, duke qenë se kërkesat për të kanë shumë të mëdha. ”Sot kemi shtuar një ekip më shumë dhe është vënë re një ulje e fluksit, pasi doza vaksinash kemi mjaftueshëm në Prishtinë dhe vaksinimi mund të bëhet nga mëngjesi në darkë”, tha mjeku.
Kurse ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se “165 mijë vaksina, falas kuptohet për qytetarët e Kosovës të blera nga Ministria e Shëndetësisë. Jemi në sigurim edhe të 50 mijë të tjerave dhe shpresojmë se shumë shpejt edhe këto do të sillen”.