Kosovë, edhe deputetja e AAK-së infektohet me Covid-19
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj është infektuar me virusin Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Reshitaj ka thënë se simptomat kanë filluar të shfaqen pas seancës së Kuvendit që u mbajt të premten (10 korrik).
Postimi i Reshitaj në Facebook
”Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,
Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.
Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.
Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.
Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.
Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë.”