Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, një person i vdekur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Llapashticë të Podujevës, ku një person dyshohet se është qëlluar për vdekje. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, deklaroi Ahmeti, për mediat në Kosovë.

Ajo shtoi se aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimin për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?