Kosovë, Thaçi nuk merr votat as në raundin e dytë të votimit për President

Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Hashim Thaçit President të Kosovës. Kryetari i PDK-së nuk ka arritur të marrë 2/3 e nevojshme, apo 80 e më shumë vota, për t’u bërë i pari i vendit.

Parlamenti vazhdon me raundin e tretë dhe finalë.

Në këtë raund të tretë Thaçit i nevojitet shumica e thjeshtë e deputetëve, apo vetëm 61 vota.

Në votimin e parë kanë marrë pjesë 81 deputetë, për Hashim Thaçin kanë votuar 50 veta, 27 vota janë shpallur të pavlefshme, kurse katër vota ka marrë kandidati tjetër Rafet Rama.

Në raundin e dytë përsëri kanë marrë pjesë në votime 81 deputetë, ndërsa këtë herë Hashim Thaçi ka marrë 63 vota për, 16 janë shpallur të pavlefshme, kurse dy vota ka marrë Rafet Rama.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=rUcCdfDRJq4″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP