Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosovë: Vetëvendosje fiton në Podujevë, Lista serbe në Mitrovicën e veriut

Kosova E diel, 29 Nëntor 2020 21:49
Kosovë: Vetëvendosje fiton në Podujevë, Lista serbe në Mitrovicën e veriut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga VOA-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Mitrovicën e Veriut, Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës mori sërish postin e kryetarit të komunës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës.

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Para 11 orësh
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Para 13 orësh
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Milan Radojeviç nga Lista Serbe ka fituar 89.86 për qind të votave në Mitrovicën e Veriut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa në Podujevë, sipas rezultateve paraprake, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, fitoi 51.64 për qind të votave, duke i dhënë fund një periudhe 20 vjeçare gjatë së cilës komuna drejtohej nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rreth 41 për qind e mbi 87 mijë votuesve në Podujevë morën pjesë ne votime, ndërsa rreth 39 për qind e 23 mijë votuesve morën pjesë në zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut.

Posti i kryetarit të komunës së Podujevës është bosh që nga muaji shkurt kur ish kryetari Agim Veliu u tërhoq për t’u bërë ministër i Brendshëm, ndërsa ai i kryetarit të Mitrovicës së Veriut që nga qershori kur ish kryetari Goran Rakiç, u bë zëvendëskryeministër i Kosovës. Mbajtja e zgjedhjeve u shty për shkak të situatës me pandeminë, e cila duhet të ketë ndikuar edhe në pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e së dielës.

Zgjedhjet në këto dy komuna u mbajtën në një periudhë përballjeje jo vetëm me pandeminë e COVID-19 por edhe të paqartësive politike në shkallë vendi.

Që nga dorëheqja e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë, ka filluar të rrjedhë afati prej 6 muajsh brenda të cilit vendi duhet të bëhet më president të ri, apo të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, që vëzhgon zgjedhjet, thotë se votimet e sotme në Podujeve dhe në Mitrovicë të Veriut janë një sprovë për institucionet përgjegjëse para zgjedhjeve të ardhme të përgjithshme.

“Në përgjithësi këto zgjedhje mund të shihen si një test i mirë për Kosovën për të parë nëse vendi është i gatshëm që të organizojë zgjedhje në nivel qendror nëse një gjë e tillë kërkohet qoftë këtë vit apo të ardhshmin. Unë besoj që me strukturën aktuale dhe me kapacitetet që ka Komisioni Zgjedhor është vështirë që të organizohet një proces i mirëfilltë dhe i sigurtë zgjedhor, meqenëse në Kosovë ta zëmë numri i votuesve është jashtëzakonisht i lartë krahasuar me protokollet të cilat parashohin që numri i votuesve të mos jetë aq i madh që mund të pamundësojë qoftë mbarëvajtjen apo të jetë faktor i rritjes së rasteve me COVID-19”, tha ai.

Zoti Cakolli thotë se këto zgjedhje mund të jenë edhe pëcaktuese të shkuarjes ose jo të vendit në zgjedhje të përgjithshme.

“Padyshim zgjedhjet në nivelin lokal, sidomos në komunën e Podujevës e cila njihet si bastion i LDK-së do të jenë një test i mirë si për LDK-në ashtu edhe për dy kundërkandidatët nga partitë opozitare aktualisht në nivelin qendror, që do të mund të jetë një matës i mirë për të parë se ku ndodhen me elektoratin e tyre subjeketet politike të cilat kanë pësuar ndryshime në kuptim të konfigurimit të qeverisë. Prandaj këto zgjedhje mund të reflektojnë në masë të madhe edhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje në nivelin qendror”, thotë ai.

Udhëheqësit e koalicionit aktual qeverisës kanë paralajmëruar që gjatë javës që po vjen do të diskutojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit ose të pajtohen për datën e zgjedhjeve të reja të përgjithshme.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 18 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 32 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 48 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 49 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.