Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kosovë: Vihet në pikëpyetje mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri

Kosovë: Vihet në pikëpyetje mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri

Kosova
E enjte, 8 Dhjetor 2022 13:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sipas autoriteteve ndërkombëtare nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Ato dënuan incidentet në veriun e Kosovës.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Disa nga ambasadorët e vendeve të QUINT-tit janë shprehur, se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat e veriut të Kosovës, pas incidenteve që u shënuan atje, ku persona të maskuar sulmuan me mjete shpërthyese zyrat e KQZ-së në veri. Madje pati edhe të shtëna armësh.

Mund t'ju interesojë

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Para 8 orësh
Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Para 10 orësh
REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

12 Tetor 2026, 20:49

Reagimet pas tensionimit të situatës

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, pas incidenteve në veri tha se “siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë”, prandaj në këtë linjë sipas tij, nuk ka kushte që zgjedhjet të mbahen në veri me 18 dhjetor. “Kthimi nga dhuna dhe frikësimi, përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes, dhe rrezikimi i jetëve nuk janë kurrë metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, shkroi Hovenier në Twitter.

Edhe ambasadori  i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, u shpreh se “dhuna ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme”, andaj sipas tij “është mirë që Policia, EULEX-i dhe KFOR-i janë prezente”. “Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, shkroi Rohde në Twitter.

Policia e EUELX-it në veri të Mitrovicës

Edhe shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, tha se “çfarëdo proteste duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të ruajnë qetësinë dhe të tregohen të përmbajtur”, ndërsa, nënvizoi se misioni i tij “do të vëzhgojë situatën në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë dënuar incidentet që ndodhën në veri duke thënë se pas  këtyre incidenteve qëndrojnë “bandat kriminale që financohen dhe dirigjohen nga Serbia”. Kryeministri Albin Kurti, në reagimin e tij tha se “bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës”.

“Ato e dinë se po ju vjen fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje”, shkroi Kurti në reagimin e tij.

Pas dorëheqjes masive muajin e shkuar të përfaqësuesve lokalë në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani caktoi 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në  këtë pjesë të banuar me shumicë serbe.

Pas tensionimit të sërishëm të situatës atje dhe rekomandimeve të  ambasadorëve, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ajo “do të mund të vendosë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në veri të Kosovës, vetëm nëse për këtë çështje do të japin vlerësim organet e sigurisë dhe ato zgjedhore”.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha nga ana e tij se “qasja në veri e institucionit që ai udhëheq është e kufizuar”. “Në rrethana të tilla, nuk mund të punohet sipas planeve të parapara, tha Radoniqi. Megjikëtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën bëri tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veriun e Kosovës.

Sulme me mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës tha se derisa po shoqëronte zyrtarët komunalë zgjedhorë në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, persona dhe grupe, siç tha të maskuar, përdorën mjete të rrezikshme dhe granata dore, duke dëmtuar zyrat zgjedhore. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “autoritetet i cilësojnë si sulme terroriste incidentet e shënuara një ditë më parë në veri të Kosovës”. “Ato përbëjnë sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje e veprave terroriste, kryerje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje dhe posedim i armëve”, tha ministri Sveҫla duke shtuar se në bazë të të dhënave të para të mbledhura nga terreni, “qoftë nga policia, qoftë nga inteligjenca, një pjesë e këtyre kriminelëve kishin qenë në të kaluarën pjesë e Policisë së Kosovës”.

“Sipas informatave që kemi, disa prej tyre janë ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nuk po them të gjithë, por disa janë nga zyrtarët që kanë dhënë dorëheqje kohëve të fundit”, tha Sveçla. Pjesëtarët e komunitetit serb, që ishin pjesë e Policisë së Kosovës, dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me rirregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Autoritetet ndërkombëtare po u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë të veprojnë në mënyrë evropiane dhe të përqendrohen në arritjen e një marrëveshje për normalizim bazuar në një plan franko-gjermane, që mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Plani tashmë iu është dorëzuar autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa detajet e tij akoma nuk janë bërë publike./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 8 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 8 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 6 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.