Kosovë,12 parti dhe 2 koalicione të regjistruara deri më tani në KQZ, afati përfundon sot

Kur kanë mbetur edhe disa orë deri në përfundimin e afatit, deri në ora 10:00 të së dielës vetëm 12 parti politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, ndërsa vetëm 2 koalicione janë njoftuar zyrtarisht në KQZ.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Partitë që kanë plotësuar formularin online për certifikim janë: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kosovaki Nevi Romani Partia, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Kosova Demokratik Türk Partisi, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija (SDU), Srpska Lista, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe Fjala,
Ndërkohë, dy koalicionet e regjistruara deri më tani janë: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB) dhe Koalicioni “VAKAT”, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV)

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas vendimit të KQZ-së, më 30 nëntor në ora 23:59 përfundon afati për aplikimin për certifikim të subjekteve politike, deklarimin e koalicioneve dhe njoftimin e mospjesëmarrjes në zgjedhje

Swiss Digital Mobile Reklama

Dorëzimi i listave me kandidatët për deputetë do të përfundojë më 7 dhjetor 2025, duke i dhënë subjekteve politike kohë të dorëzojnë listat e tyre pas certifikimit.
Elezi ka theksuar se formularët për certifikim janë të ngjashëm me proceset zgjedhore të kaluara dhe plotësimi i tyre duhet të bëhet online përmes platformës elektronike të KQZ-së. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?