Kreu i grupit parlamentar të LDK-së infektohet me COVID 19, Gashi: Kam simptoma të lehta, u prek edhe familja

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”, tha Gashi.

Deri të shtunën, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 2,590, ndërsa kanë vdekur 48 pacientë. Raste aktive janë 1,148, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve, tani ka arritur në 1,394.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?