FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i Parlamentit të Kosovës: Do të padisim Serbinë për gjenocid, më pas fillojmë me dialogun

Presidenti në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca thotë se qeveria Kurti do të padisë Serbinë për gjenocid.

Konjufca thotë se Albin Kurti e ka premtuar këtë dhe do e bëjë fillimisht, më pas do të fillohet me dialogun me Serbinë e fazat e ndërtimit të shtetit në Kosovë.

“Qeveria që ka ardhur në krye me kryeministrin Albin Kurti ka premtuar se do t’ia bëjë së pari një padi për gjenocid shtetit të Serbisë kjo do të ndodhë e para e pastaj edhe për çdo fazë që të jemi të përgatitur që ne t’i kërkojmë të drejtat tona duke filluar ne dialogun me Serbinë e në të gjitha fazat e tjera në shtet ndërtimin e Kosovës”, tha Konjufca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai deklaroi se Kosova ka tri plagë tv hapura për këtë çështje, dhe të gjitha lidhen me gjenocidin serb nga masakra, të zhdukurit dhe mungesa e drejtësisë për familjet që humbën të afërmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?