Kryeministri kosovar Avdullah Hoti pa dorashka: Marr bukë me vete në kryeministri për këtë arsye

Kryeministri kosovar Avdullah Hoti ka pranuar se e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri. Në emisionin “Oksigjen” ai tha se arsyeja pse e merr bukën me vete në punë është sepse jeta e tij i ka shkuar si student.

“Po e marrë bukën me vete. Ndoshta sepse krejt jeta më ka shkuar si student disi”, është shprehur Hoti.

Zëvendësi i tij Driton Selmanaj ditë më parë tha se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandviqa me bukë të zezë dhe e han në zyre. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, tha disa ditë më parë Selmanaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?