Kryeministri Kurti: Pajtohem me zgjedhjet e reja në katër komunat veriore të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha informacionin e shumëpritur. Ai tha se pajtohet për zgjedhje të reja në komunat veriore, pasi flet me zyrtarin amerikan.

Pas një ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer, Kurti ka thënë se kanë folur për t’i dhënë fund tensioneve me zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se gjatë diskutimit me Finer është zotuar për të punuar me SHBA-në për depërshkallëzimin e tensioneve në veri.

“I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet”, ka njoftuar Kurti.

Kurti ka thënë se për depërshkallëzimin e situatës, duhet që t’i jipet fund dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja.

“Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka shkruar në fund ai./express/

SHKARKO APP