FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemyftiu i Kosovës: Presidentes e kryeministrit duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë

Kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e ka quajtur njeri “bollshëm të lexueshëm”.

Tërnava në RTV Dukagjini ka thënë se qëndrimet politike të Albin Kurtit për të ardhmen e Kosovës janë të njëjta dhe të ditura prej vitesh.

“Intervista e tij nga burgu në Serbi flet mjaftueshëm për të”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pari i myslimanëve të Kosovës ka pasur fjalë të mira edhe për Vjosa Osmanin pasi sipas tij në ish-partinë e saj Osmani ka thënë kontribut të madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë e uroj presidenten për postin e ri dhe lus Zotin të çojnë para proceset. Inatet dhe zënkat t’i lënë anash. Kosova po pret ditë më të mira dhe këta nuk kanë kohë për zënka. Presidentja, Kryeministri e ministrat, fute edhe myftiun aty nga pozita që ka, nuk duhet dhe nuk kanë mundësi të bëjnë gjumë të rehatshëm ngase kanë gajle të mëdha. Atyre shpeshherë duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë në raport me popullin dhe të ardhmen e vendit”, tha ai.

Tërnava thotë se personalisht ka pasur raporte shumë të mira me të gjitha qeveritë në Kosovë.

Ai thotë se e çmon shumë faktin se politika asnjëherë nuk është përzier në punët e brendshme të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Politika asnjëherë nuk duhet të përzihet në fe dhe as feja në politikë”, deklaroi ndër të tjera Naim Tërnava.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?