Kur Joe Biden ia plaste të vërtetën në sy Millosheviçit: Je një kriminel lufte i mallkuar, duhet të gjykoheni si i tillë

Joe Biden gjatë fushatës presidenciale në SHBA, ka folur shpesh për konfrontimet e tij të nxehta me diktatorët, anëtarët e bandave dhe udhëheqës të ndryshëm botërorë, duke u përballur me figura të fuqishme dhe duke i thënë atyre të vërtetat në sy.

Një të tillë thuhet se e ka patur edhe me ish-presidentin serb, Slobodan Milosheviç.

Në librin e tij të kujtimeve “Promises to keep”, ndër të tjera shkruhet se ai u takua me “Kasapin e Ballkanit”, ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviç në vitin 1993, ku ndër të tjera i tha: “Unë mendoj se ju jeni një kriminel lufte i mallkuar dhe duhet të gjykoheni si i tillë”.

Në vitin 2008, ndihmësi i Biden, John Ritch tha se nuk e mbante mend një deklaratë kaq të hapur, ndërsa tentoi ta “zbuste” disi”.

“Legjenda rritet. Por Biden sigurisht e futi në bisedë konceptin se Milosheviqi ishte një kriminel lufte. Milosheviqi reagoi me gjakftohtësi“, tha ai.

Ish zv.presidenti dhe presidenti i ardhshëm i SHBA-ve ka qenë një nga mbështetësit e hershëm të Kosovës në Senatin Amerikan, raporton Ora News.

Biden ishte një ndër mbështetësit kryesorë pro ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, ka qenë pro bombardimit të Serbisë dhe është shprehur në favor të pavarësisë së Kosovës, para se ato të bësheshin realitet.

Në vitin 1998, gjatë një debati në senatin amerikan, Joe Biden mbajti një fjalim për konfliktin në Kosovë, ndërsa në videon e mëposhtme dëgjohet qartë Biden teksa thotë se ka sygjeruar që bombardimin e Serbisë

Në vitin 2009, një vit pas shpalljes së Pavarësisë, Biden do të vizitonte Kosovën ku ndër të tjera do të shprehej: “Ju falenderoj për mikpritjen. Është një privilegj qe jam në vendin tuaj edhe pse kam ardhur pak me vonesë më lejoni të uroj ditëlindjen, 1 vjetorin e Pavarësisë. Po kështu më lejoni t’ju falenderoj për Medaljen e Lirisë, edhe në emër të popullit amerikan, sepse e konsideroj nder për vendim tim këtë çmim“.

“Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Obama ju jemi mirënjohës për punën e kryer. Me pavarësinë e Kosovës, ëndrra për futjen e Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon“.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP