Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?

Pas zhvillimeve politike dhe dështimit të procesit për zgjedhjen e presidentit, Kosova pritet të hyjë në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda afatit kushtetues prej 45 ditësh.

Sipas llogaritjes së afateve ligjore, duke marrë si pikënisje datën 29 prill, kur kanë filluar të rrjedhin procedurat për zbatimin e vendimeve kushtetuese, zgjedhjet e reja duhet të mbahen më së largu deri më 7 qershor.

Ndërkohë, pritet që gjatë ditëve në vijim të bëhet shpallja e datës së zgjedhjeve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, nëse deputetët nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin brenda afateve të përcaktuara, Kuvendi shpërndahet automatikisht, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?