Kurti e pranon Vjosa Osmanin si kandidate për Presidente
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në reagim ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku se atij po i pengon Vjosa Osmani, ai tha se “nuk i pengon asnjë kandidat që e sjellë LDK-ja”.
”Vetëm le të na i sjellin 15 nënshkrime. Ne ja plotësojmë nënshkrimet sa i mungojnë”, tha Kurti. Ai nuk premtoi e as garantoi asnjë votë nga grupi i tij parlamentar për kandidatin e LDK-së. “Në kuti, votimi është i fshehtë”, tha Kurti.
Për çdo kandidaturë për president të Kosovës, duhen të paktën nënshkrimet e 30 deputetëve. Në deputet mund të përkrah vetëm një kandidat.
Kryeparlamentarja Haxhiu, disa minuta pasi rinisi seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit e ndërpreu atë për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve nga partitë opozitare.
Ajo tha se punimet do të rinisin në orën 23:00, fiks një dorë para se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kosova do të shkojë në zgjedhje.
KOHA JONË SONDAZH

