Kurti fiton thellë zgjedhjet, kryetarja e grupit të VV: Raportet me Trump dhe Brukselin janë…
Përplasjet disamujorshe ndërmjet partive politike në Kosovë dhe fjalori polarizues përfunduan me fitoren bindëse të lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryeministri në detyrë Albin Kurti pati një fitore të thellë me 49.30 për qind të votave, sipas rezulteteve paraprake. Kryetarja e grupit të VV, Mimoza Kusari Lila tha se fitorja dëshirohej por nuk pritej, ndërsa foli edhe për raportet e Kosovës me Brukselin dhe SHBA.
”Për ne ishte fitore e cila në këto përmasa dëshirohej por nuk pritej, ajo çfarë erdhi mbrëma, konfirmimi i fitores së fortë tregojnë përcaktimin e qartë të votuesve kosovar. Pas 9 muajve dhe shumë përpjekjeve u tregua se ata dhanë verdiktin.
Një element i rëndësishëm ka të bëjë me qartësinë e vendimmarrjes që qeveria Kurti 2 i pati në raport me shtrirjen e sovranitetin në vend, përcaktimin e dialogut me Serbinë, me ndaljen e korrupsionit sistematik dhe me marrjen e përgjegjësisë së plotë.
Erdhëm deri në pikën që Kosova ka sovranitet në veri, ka lëvizje të lirë, nuk ka banda kriminale. Tashmë kemi 2 deklaratë të komisioneres së jashtë dhe asaj për zgjerim, për të krijuar institucionet sa më parë. Sa i përket raportet me SHBA kemi një situatë që nuk është një vendimmarrje që i ka karakterizuar SHBA, raportet me Trump janë jashtë parashikueshmërisë, jemi edhe pjesë e ligjit për bashkëpunimin në procesin e sigurisë”.
KOHA JONË SONDAZH

