Kurti hoqi taksën për lëndën e parë ndaj Serbisë, reagon Haradinaj: Qeveria humbi kredibilitetin te partnerët ndërkombëtarë

Pasi kryeministri Albin Kurti hoqi taksën për lëndën e parë serbe, vjen një reagim nga Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Haradinaj theksoi se sot qeveria Kurti humbi plotësisht kredibilitetin tek partnerët ndërkombëtarë.

Qeveria e Kosovës miratoi pak më parë me shumicë votash ka miratuar heqjen e pjesshme të taksës 100% ndaj Serbisë.

Kjo do të thotë se taksa do të hiqet për lëndën e parë, ndërsa nga 1 prilli pritet të hiqet tërësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

REAGIMI I HARADINAJT
“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, ka shkruar Haradinaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?