Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Pas takimit, Kurti përmes rrjetit social “Twitter” ka konfirmuar takimin bilateral, ndërsa ka shtuar se integrimi i Kosovës në NATO sjellë paqe e siguri për rajonin dhe Evropën.“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Bashkë me sekretarin gjeneral, Jens Stoltenberg, ku theksova që integrimi i Kosovës është i domosdoshëm, teksa prania e saj do të siguronte paqe dhe stabilitet në rajon dhe Europë”, tha ndër të tjera ai.