Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, na duhen edhe numrat për zgjedhjen e presidentit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja politike nuk është e mjaftueshme për të shmangur zgjedhjet e reja, duke theksuar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten edhe numrat e mjaftueshëm në Kuvend.

Kurti këtë deklaratë e bëri të ditur para seancës konstituive ku tha se është duke shkuar te Grupi Parlamentar i subjektit të tij.

Ai theksoi se synimi i marrëveshjes politike ka qenë sigurimi i votave të nevojshme për funksionalizimin e institucioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po shkoj në takim edhe me Grupin tonë Parlamentar. Marrëveshje politike kemi kërkuar, por kjo marrëveshje duhet të na i sigurojë edhe numrat që të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha Kurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai rikujtoi se zgjedhja e presidentit është një nga kushtet kryesore për shmangien e një procesi të ri zgjedhor, pasi për zgjedhjen e presidentit kërkohet pjesëmarrja e dy të tretave të deputetëve në Kuvend.

Sipas Kurtit, marrëveshja politike e arritur deri tani nuk duket të jetë e mjaftueshme për të siguruar kuorumin e nevojshëm.

“Për ta zgjedhur presidentin ose presidente, neve na duhet t’i kemi dy të tretat e kuorumit, që të jenë të pranishëm në Kuvend. Por marrëveshja politike duket që nuk ka qenë e mjaftueshme”, u shpreh ai.

Kurti tha se për këtë arsye duhet të sigurohet prania e të gjithë deputetëve që janë pjesë e marrëveshjes për kandidatin e përbashkët, profesor Bekim Sejdiu, ose të sigurohen edhe vota nga deputetë të tjerë.

Megjithatë, ai bëri të ditur se do t’i përgjigjen pozitivisht seancës konstituive të Kuvendit, e cila është thirrur nga kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër, Avni Dehari.

“Meqë kemi marrëveshje politike dhe kryesuesi i seancës, deputeti i moshuar Avni Dehari, e ka thirrur seancën konstituive, ne i përgjigjemi pozitivisht”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?