Kurti përshëndet njohjen e pavarësisë nga Kenia, falënderon presidenten Vjosa Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për njohjen e Kosovës nga Kenia, një shtet shumë i rëndësishëm në kontinentin afrikan. Ai ka shprehur falënderim ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe ish-presidentit Behgjet Pacolli. ”Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona”,-tha Kurti.

Postimi i plotë

Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën.

Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.

Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona.

Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv.

SHKARKO APP