Kurti: Projekti i shkëmbimit të territoreve ka vdekur, ideja jo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” për shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se ky projekt ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Sipas tij Kosova ka një qeveri të re dhe se negociatat me serbët nuk mund të zhvillohen mes presidentëve. ”Projekti dështoi, por ideja nuk ka vdekur. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhje të tilla për shkëmbimin e tokës do të hapnin kutinë e Pandorës. Këtë duhet ta bëjnë qeveritë e zgjedhura”.

Kryeministri i Kosovës thekson se dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet me parime të qarta. ”Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat janë të obligueshme për të dy palët. Serbia duhet të pranojë realitetin, Kosova është shtet i pavarur. Dhe ne nuk mund të kthehemi në kohën e Millosheviçit. Sa më parë që e pranojnë këtë, aq më mirë për të dy palët”.

I pyetur se cili flamur do të valëvitej në institucionin e BE pasi vendet e Ballkanit Perëndimor të ishin pjesë e unionit, Kurti u shpreh se më e rëndësishmja është të shikohet flamuri i përbashkët europian ku njerëzit të kenë punë, prosperitet dhe të lëvizin lirshëm. Ndërsa për idenë e tij për Shqipërinë e bashkuar, ai tha se gjithçka duhet të bëhet në mënyrë paqësore, demokratike dhe transparente.

Thuhet se Kosova dhe pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian deri në vitin 2030. Cili flamur do të valëvitet më pas mbi ndërtesat qeveritare në Prishtinë në 2030?

Unë mendoj se do të shohim flamurin evropian dhe më e rëndësishmja, ne do të shohim njerëz që kanë punë, jetojnë në prosperitet dhe lëvizin lirshëm në kontinentin Evropian.

Pranë flamurit të BE-së do valëvitet flamuri aktual i Kosovës apo flamuri shqiptar me shqiponjën dykrenare në të zezë dhe të kuqe? Ju gjithmonë jeni shprehur pro një Shqipërie të bashkuar, për shembull bazuar te një referendum në të dyja vendet. A nuk do të hapte edhe një kuti Pandora?

Të lejosh njerëzit të votosh është e ndryshme nga të vepruarit si gjeneralët në Luftën e Parë Botërore. Gjithçka duhet të bëhet në mënyrë paqësore, demokratike dhe transparente. Atëherë është në rregull.

SHKARKO APP