Lajçak: BE pret vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, ramë dakord me Prishtinën që…

I ngarkuari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi sot se Bashkimi Evropian pret vazhdimin e dialogut. Në një postim në ‘Twitter’, Lajçak shkruan se para largimit nga Prishtina ka informuar shtetet e BE-së për vizitën në Kosovë.

“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova shtetet anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që dialogu është i një rëndësie të veçantë për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, shkruan Lajçak.

Në njoftimin për media të Zyrës së BE-së në Kosovë thuhet se gjatё vizitës sё tij nё Kosovë menjёherё pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lajçak informoi fituesin e zgjedhjeve, presidentin e Vetëvendosjes Albin Kurti, në detaje mbi progresin e bërë në dialogun Prishtinë-Beograd që nga rifillimi i tij në korrik 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?