Lajçak ka mbajtur takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiçin, i konsideron si përgatitje për tryezën e dialogut
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka mbajtur takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Në një postim në Twitter ai ka theksuar se në mëngjes ka mbajtur dy takime të ndara pak orë para uljes në tryezën e dialogut.
“Këtë mëngjes kam mbajtur takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të dialogut këtë pasdite”, ka shkruar Lajçak.
Ndërkohë negociatat në Bruksel janë planifikuar të fillojnë në orën 2 pasdite, me takime bilaterale midis dy palëve me ndërmjetësuesit e BE-së./D.M