Lajçak: Marrëveshja Kosovë-Serbi e mundur, gati të vazhdojmë me qeverinë e re në Prishtinë

Bashkimi Evropian është i bindur se “normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i mundur”, tha përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Është në interesin e tyre, në interesin e të gjithë rajonit dhe, natyrisht, në interesin e BE-së”, tha Lajçak për të përditshmen e Beogradit “Danas”, kur u pyet se çfarë do të bëjë nëse nuk ka kompromis për këtë çështje.

Albin Kurti, partia e të cilit i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 14 shkurt, tha se formimi i ekipit negociues për dialogun me Serbinë nuk është prioritet i tij, duke shtuar se është “prioritet i gjashtë ose i shtatë” për qytetarët e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajçak tha se BE-ja është ndërmjetëse në dialog dhe se nuk do të imponojë asgjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne jemi gati të vazhdojmë sapo Qeveria e re në Prishtinë të marrë detyrën”, tha Lajçak.

I pyetur se kur mund të vazhdojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se nuk do të ishte një gjë e mençur “fiksimi i datës”.

Muajin e ardhshëm bëhen dhjetë vjet që kur Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat e drejtpërdrejta për normalizimin e marrëdhënieve.

Bisedimet ndërmjetësohen nga BE-ja dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Ato do të duhej të përfundonin me një marrëveshje të detyrueshme gjithëpërfshirëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?