FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajçak reagon pas takimit me Vjosa Osmanin

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. Ata u takuan ditën e djeshme (20 shtator) në SHBA. Fokusi i diskutimeve ka qenë dialogu me Kosovën dhe Serbinë, ku Lajçak thotë se ranë dakord që të vijojnë diskutimet.

“Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten Vjosa Osmani mbi dialogun dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak.

Edhe Osmani kishte një reagim ditën e djeshme, ku ka thënë se suksesi në dialog është i lidhur me zbatim të balancuar dhe të plotë të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve dhe aneksit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky takim i tyre vjen pas akuzave të Albin Kutit se Lajçak po mban anën e Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?