Lajçak “zbutet” në Prishtinë: Ura e ibrit të hapet, por me kujdes

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak përfundoi një vizitë urgjente në Kosovë.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, zyrtari nga Brukseli nuk tregoi nëse BE-ja do të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës, por vetëm pohoi që raporti i shefit të tij do të diskutohet gjatë të mërkurës nga vendet anëtare.

“Do ta merrni vesh nesër”, tha Lajçak. Ai shtoi se qëndrimi i tij personal është që masat e vendosura para një viti duhet të hiqen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërmjetësuesi u pyet edhe për një çështje tjetër të nxehtë, atë të hapjes së urës së Ibrit. Ai bëri një kthesë nga deklarata e disa orëve më parë, kur tha pranë kryeministrisë se ura duhet të hapet, sipas marrëveshjeve të disa viteve më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?