Lajm i mirë nga Kosova, 95 persona të izoluar në konvikte rezultojnë negativë me Covid-19

Një lajm i mirë vjen ditën e sotme nga Kosova. 95 persona të cilët po qëndronin të izoluar në konviktet e studentëve në Prishtinë kanë rezultuar negativë nga koronavirusi.

Testimi i këtij grupi u bë dje dhe ky është grupi i tretë nga Qendra e Studentëve.

Lajmi është dhënë nga mjeku infeksionist në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Izet Sadiku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shkruan:

Swiss Digital Mobile Reklama

Karantina- COVID 19. Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve. Janë testuar 95 persona për COVID19 dhe të gjithë janë negativë!Nesër (e diel) ky grup lirohet në shtëpi!#rrinshpi.

Kujtojmë se numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 140. Deri më tani 23 janë shëruar, ndërsa një person ka ndërruar jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?