LDK kundër Shengen-it Ballkanik

Dy partneret e ardhshëm të koalicionit për Qeverinë e re, kanë qëndrime të ndryshme për iniciativën rajonale për krijimin e Shengenit Ballkanik. Për kreun e LVV-së, Albin Kurti takimi i Ohrit do të duhej të shtyhej deri në krijimin e Qeverisë, ashtu siç është stopuar Samiti i Parisit. Për LDK-në, Kosova nuk do të jetë pjesë e këtyre takimeve të cilat kanë për qëllim krijimin e një strukture paralele karshi Bashkimit Europian e që rrit ndikimin rus. Për LDK-në, ideja e një unioni doganor në thelb është ide e Serbisë që për qëllim ka mos njohjen e sovranitetit të Kosovës. Qëllimi i Shengenit Ballkanik nuk dallon nga Marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, në të cilën Kosova u bë anëtare fuqiplotë në korrik të vitit 2007.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?