Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 07:09 E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup Arsenali ka pësuar një eliminim të papritur në Carabao Cup, duke u mposhtur nga Fleetwood Town, skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lehtësia e padurueshme e amnistisë së Vuçiç në Tiranë

Forum E shtunë, 21 Dhjetor 2019 20:09
Lehtësia e padurueshme e amnistisë së Vuçiç në Tiranë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enver Robelli –

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq mund të ketë mbetur i kënaqur me qëndrimin e tij të sotëm në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia hapi atij portat për të marrë pjesë në të ashtuquajturin samit i liderëve të Ballkanit perëndimor. Vuçiq dukej si politikan që ia do të mirën rajonit, ndërsa Edi Rama merrej rend me rend me politikanët e Kosovës – njërin e quante gënjeshtar, tjetrin hipokrit, një tjetër të pasinqertë e kështu me radhë. Mungoi vetëm edhe ndonjë sharje me nënë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Arlinda përcillet drejt banesës së fundit/ Burg ish-bashkëshortit, kunati i dyshuar për vr*sjen ende në arrati

Arlinda përcillet drejt banesës së fundit/ Burg ish-bashkëshortit, kunati i dyshuar për...

Para 11 orësh
Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Para 19 orësh
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Para 19 orësh

Vuçiq nuk kishte nevojë të fliste fare. Rama po grindej edhe me gazetarët shqiptarë në përpjekje për të mbrojtur një samit, i cili u mbajt pa asnjë arsye urgjente. Vuçiqi e luajti rolin e «njeriut të paqes», ndërsa mikpritësi i tij qortonte si problematikë politikanët e Kosovës. Lehtësia me të cilën u amnistua Vuçiqi ishte e padurueshme, por jo aq e papritur. Politikanët me tendenca autoritare shpesh arrijnë në një pikë kur nuk dëgjojnë asnjë kritikë, sado e bazuar të jetë ajo. Edi Rama i është afruar kësaj pike. Terrenin e ka ende të hapur. Sepse opozita shqiptare pothuaj nuk ekziston. Sepse Partia Socialiste është një turmë që i bën amin liderit, pa guxuar ta kundërshtojë. Mediat? Tepër të pafuqishme për të pasur ndikim në opinionin e gjerë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Është e paimagjinueshme që Vuçiq të flasë për politikanët serbë jashtë Serbisë ashtu siç foli Edi Rama për politikanët e Kosovës. Për ndonjërin prej tyre ai mund të ketë edhe të drejtë, por konfliktet me politikanët në Kosovë kryeministri i Shqipërisë nuk duhet t’i thellojë për të mbrojtur një takim me Vuçiqin. Është bukur cinike që kryetarit të Serbisë t’i jepet mundësia që Tiranën e Durrësin t’i shfrytëzojë si arenë për t’u dukur si politikan që investon në pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal.

Si aktor i paskrupullt dhe popullist i rryer Vuçiqi tha se qeveria e tij do të ndajë edhe mjete financiare për të përkrahur të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Në Durrës kryetari i Serbisë – falë naivitetit apo budallallëkut të qeverisë së Tiranës – tregoi fytyrën e tij «humaniste» – vetëm pak ditë pasi ishte tallur me shqiptarët e masakruar nga qeveria, ministër i së cilës ka qenë Vuçiq në fund të viteve ‘90. Këto mund t’i duken Ramës gjëra krejtësisht minore, por në të vërtetë janë zhvillime shqetësuese, sepse shpalosin mungesën e një koordinimi politik mes Tiranës dhe Prishtinës, që tashmë ka një traditë të neveritshme.

Nuk mund ta quash patetike një gazetare që kujton faktin se Serbia ka vrarë mijëra civilë shqiptarë të Kosovës dhe për këto krime nuk janë dënuar as një për qind e fajtorëve. E kaluara e përgjakshme nuk mund të shikohet si kapitull i mërzitshëm që po na e zë rrugën për t’u miqësuar me serbët dhe për të bashkëpunuar me ta. Po, pse jo bashkëpunim në shumë fusha, por ky bashkëpunim nuk mund të bëhet duke u shtirur sikur nuk ka ndodhur asgjë. E keqja e nismës për të ashtuquajturin «mini-Schengen ballkanik» është se Serbisë i jepet shansi të prezantohet si faktor stabiliteti, ndërkohë që është shteti që e destabilizon Ballkanin qe 30 vjet – në Bosnjë përmes nacionalistëve serbë, në Kosovë përmes një partie që e ka themeluar vetë dhe përmes grupeve kriminale dhe parapolitike, në Maqedoninë e Veriut përmes agjentëve (a nuk ishte një agjent serb këmbë e krye në parlamentin maqedonas kur bandat e Nikolla Gruevskit rrahën e përgjakën politikanë maqedonas dhe shqiptarë?) Distanca që mban Mali i Zi me Serbinë edhe në nismën e «mini-Schengenit ballkanik» ka të bëjë me rolin destruktiv të Serbisë në Mal të Zi. Në tetor 2016 një grup kriminelësh serbë (me gjasë të dirigjuar nga shërbimet ruse) u futën në Mal të Zi për të rrëzuar me dhunë pushtetin legjitimin dhe për të vrarë liderin malazez Millo Gjukanoviq. Kisha Ortodokse Serbe në mënyrë konsekuente mohon identitetin malazez.

Edi Rama me gjasë beson se duke u shtirur se po angazhohet për bashkëpunim rajonal do t’ia zbusë zemrën presidentit francez Emmanuel Macron dhe bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të nisin së shpejti. Ky është një kalkulim i gabuar, sepse për aq kohë sa Shqipëria mbetet shtet i pakonsoliduar, me politikanë që më shumë polarizojnë dhe shkatërrojnë e vjedhin pothuaj çdo gjë se sa që ndërtojnë, rrugën e Tiranës drejt Europës nuk e hapin samitet e shpifura në Novi Sad, Ohër apo Durrës. Për aq kohë sa nga Shqipëria ikin oficerë të lartë policie, sepse kanë denoncuar baronët e drogës të lidhur me politikanë socialistë dhe për aq kohë sa deputetë socialistë marrin guximin të kërcënojnë hapur denoncuesit e krimeve të regjimit komunist, për aq kohë sa shërbëtorët e diktaturës ndihen të sigurt dhe madje avancohen në funksione, Shqipëria do ta ketë të vështirë të ndryshojë imazhin e saj në Europën Perëndimore. Këtu Shqipërinë nuk e shpëton as Vuçiqi. As planet për lirinë e lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve nga Serbia në Shqipëri dhe anasjelltas. Vuçiq tha se në të ardhmen shqiptarët mund të punojnë në Serbi. Shumë mirë. A do t’u digjen punëtoritë apo dyqanet atyre shqiptarëve që do vijnë në Serbi falë largpamësisë politike e ekonomike të Ramës dhe Vuçiqit? Apo ndoshta do të goditen si shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë që kanë biznese në Serbi dhe sa herë që ka ndonjë dalldi nacionaliste, ata duhet të struken diku për të shpëtuar kokën nga grupet radikale të afërta me Vuçiqin.

Në mediat sociale Edi Rama tani është tradhtari i ditës. Në kacafytjet ndërshqiptare, siç dihet, nuk ka masë. Pa i minimizuar gabimet e Ramës, sepse ato janë të mëdha, megjithatë kritikat nga Kosova në adresë të tij shpeshherë janë hipokrite. Politikanë të Kosovës të nivelit më të lartë janë takuar me Vuçiqin jo vetëm në Bruksel, por edhe në ndeja krejtësisht private në shumë kryeqytete të Europës. Raporti mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit është më i ngushtë se ai mes Ramës dhe Vuçiqit. Në vitin 2013 marrëveshja me Serbinë në parlamentin e Kosovës është miratuar nga 89 deputetë. Kosova, siç dihet, ka pranuar që shtetasit e saj nëpër Serbi të lëvizin me letërnjoftim, sepse pasaporta ia acaron nervat policit serb – për këtë kapitullim nuk mund të akuzohet Edi Rama. As për pranimin e bashkësisë së komunave serbe, të shpallur pastaj si antikushtetuese. Nuk ka faj Edi Rama as për qeverisjen e keqe të Kosovës. Dikur ka qenë në modë afrimi me Serbinë. Vraponin njerëzit e PDK-së me kërthi në krah për të dalë në fotografi me politikanë të Serbisë. Vraponin komandantë për të takuar njerëz të Vuçiqit, të cilët janë shefa të nëntokës në veri të Kosovës. Figura të cirkut politik të Kosovës takoheshin me njerëzit e Vuçiqit nëpër jahte. E te cirku i jahtit janë bashkë pastaj të gjithë: Thaçi, Rama, Haradinaj e plot e përplot të tjerë.
https://dialogplus.ch/

Etiketat e lidhura

Enver Robelli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup
Para 36 minutash

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve
Para 57 minutash

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
Para 58 minutash

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
Para 59 minutash

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas ...

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 10 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 9 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 9 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 10 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.