Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:08 Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen”…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Liberalizimi i vizave për Kosovën “i mundur” në pjesën e parë të vitit 2022

Kosova E hënë, 1 Nëntor 2021 12:32
Liberalizimi i vizave për Kosovën “i mundur” në pjesën e parë të vitit 2022
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria e Kosovës vazhdon të pret ndryshime pozitive për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët. Edhe pse s’është dhënë ndonjë datë nga qeveria, njohësit e integrimeve evropiane si mundësi reale për liberalizim të vizave e shohin gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, pikërisht atëherë kur presidencën e Këshillit të BE-së, e merr Franca, e cila është një ndër vendet skeptike.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, nuk beson se mund të ketë të reja brenda vitit 2021 sa i përket pajisjes me viza.

Mund t'ju interesojë

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Para 15 orësh
Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Para 17 orësh
REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

12 Tetor 2026, 20:49

“S’besoj se do të ketë diçka të re brenda këtij viti, sepse Sllovenia përkundër dëshirës, nuk mendoj se e ka potencialin ta shtyjë këtë çështje. Çështja e liberalizimit të vizave tashmë ka mbetur çështje e Këshillit të ministrave. Mbase lajme të mira dhe tone optimiste priten në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, kur udhëheqjen e këshillit do ta merr Franca – që deri tani ka shkaktuar më shumë problem”, është shprehur Hoti për Kosovapress.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe pse qeveria e Kosovës shprehet e bindur se gjatë këtyre muajve në qeverisje kanë treguar qëllimet e qarta të tyre kundër krimit të organizuar, korrupsionit e reformës në drejtësi, vendi ende vazhdon të përballet me këtë çështje.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se megjithëse Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, ai tregon se janë në komunikim me vendet hezituese dhe se të njëjtat janë në dijeni për zhvillimet pozitive në Kosovë.

“Ky është një vendim i cili i takon BE-së, përkatësisht vendeve që vazhdojnë të shprehin një dozë skepticizmi ndaj Kosovës. Kjo qasje, ky qëndrim dhe këto vendime përcaktohen nga dinamikat e brendshme politike të këtyre vendeve. Pavarësisht kësaj, vazhdimisht jemi në komunikim me këto shtete dhe përfaqësuesit e këtyre shteteve”, ka thënë Kryeziu.

“Shpresojmë se BE-ja do të tejkalojë këtë hezitim, përkatësisht këto shtete karshi Kosovës dhe të ndryshojnë qëndrimin e tyre, pasi në Kosovë kanë ndodhur ndryshime. Kemi një qeveri të re që gëzon legjitimet të madh popullor dhe politik që ka qëllime të qarta për luftimin e krimit, korrupsionit dhe reformën e sistemit të drejtësisë”, shtoi ai.

Se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave e kanë thënë shpesh herë edhe nga Parlamenti Evropian.

Kosova, prej kohësh, i ka përmbushur kriteret e përcaktuara.

Ky është edhe mendimi i Raportueses për Kosovën, Viola von Cramon, i bërë i ditur rishtazi edhe në një konferencë për media në Prishtinë.

Ajo siguron se, po të varej nga Parlamenti Evropian, qytetarët e Kosovës tashmë do të lëviznin lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian.

“Mendoj që Bashkimi Evropian (BE) nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, mendoj që Kosova i ka përmbushur kriteret, e ka bërë punën e saj dhe mendoj që është koha e BE-së dhe kështu BE-ja po e humb kredibilitetin”.

Von Cramon ka kritikuar edhe Francën për qëndrimin e saj skeptik për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Shpresoj që në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuara dhe një mjedis politik më të përshtatshëm në Francë. Për këtë arsye e kam kritikuar shumë presidentin Emmanuel Macron”, ka thënë ajo gjatë një konference.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 1 minute

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 4 minutash

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 6 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 11 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.