FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

Kryetari i Partisë Nisma, Fatmir Limaj thotë se janë gati të japin tre votat që kanë për në Kuvend dhe jo t’i kërkojë vend në qeveri Kurtit. Pas më shumë se 4 muajsh bllokim politik, më në fund duket se kriza mund të ketë një zgjidhje. Sipas Limajt, zgjidhja është te vullneti politik, dhe aspak te Kushtetuta, te Gjykata, apo aq më pak te presidentja.

Frika e Limajt shkon përtej partive dhe llogarive meskine të secilës prej tyre, sidomos atyre në opozitë. Llogari, të cilat Kosova nuk ka luksin t’i bëjë, sipas tij, pasi ende është një demokraci e pa rrumbullakosur.

”Ndërkohë që ne merremi me këto llogari, gjeopolitika ndryshon dhe mund të humbasim shumë çështje, në dëm të Kosovës”,-thekson Limaj. Zgjedhjet e jashtëzakonshme ai nuk i sheh si alternativë; madje këtë ide e quan “një shaka që është bërë te presidentja”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?