Lisen Bashkurti për median spanjolle: Negociatat Kosovë-Serbi u bën pa transparencë

Diplomati Lisen Bashkurti, në një intervistë për median spanjolle “Siglo XXI” ka folur për zhvillimet në Ballkan dhe posaçërisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Diplomati i njohur shpjegon statusin e Gjykatës Speciale në Republikën e Kosovës dhe jep detaje për lidhjen mes padisë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli.

Bashkurti thotë se gjatë dy viteve të fundit negociatat mes Kosovës dhe Serbisë janë bërë pa transparencë ndaj publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“…negociatat midis Kosovës dhe Serbisë u vendosën në një udhë konspirative për dy vjet. Ato nuk kishin asnjë lloj transparence, përfshirje dhe përgjegjësi. Gjithçka u zbulua  më vonë, në një mënyrë të hutuar dhe të paqartë. Sidoqoftë, është bërë një marrëveshje e vërtetë mes Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiç dhe Edi Ramës. Ky negocim u lehtësua si duket nga mosmarrëveshjet dhe konfuzionet që lindin nga mes Bolton-Grenell, dy të dërguarit diplomatikë të Shtëpisë së Bardhë”,- shprehet Bashkurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Artikulli i plotë në spanjisht: Kosovo: Denuncias contra Hashim Thaçi en un momento oportuno 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?