Seanca në Hagë. Kadri Veseli: Deklarohem me bindje të plotë se jam i pafajshëm

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është duke u paraqitur për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagës, që njihen si Gjykata Speciale. Ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.
“Faleminderit i nderuar gjykatës. I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Veseli. Gjykatësi Nicolas Guillou fillimisht ka treguar procedurat që ndiqen në atë që quhet si “paraqitja e parë e të akuzuarit”, teksa një administratore më pas ia ka lexuar akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që rëndojnë mbi ish-kryetarin e PDK-së.
Të enjten e javës që shkoi, me një avion ushtarak, ish-kyeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaç dhe shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, u nisën për në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës kundër tyre.
Një ditë më herët, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua gjithashtu për në paraburgimin e Gjykatës Speciale. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Lexoni edhe…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?