Loja e rrezikshme pa prova e Ramës me kartën e patriotizmit!
Nga:
Në një kohë kur bota dhe Shqipëria po përballet me pandeminë e koronavirusit, kur qeveria e drejtuar nga Edi Rama po përballet me akuza të forta për inceneratorët, kur ekspertët artikulojnë për një krizë ekonomike, kur menaxhimi i pandemisë është në pikëpyeje, kur Rama nuk ka dhënë pothuajse asnjë provë konkrete që procesi i rindërtimit është në rrugën e duhur dhe këtë dimër ata që janë në çadra do të dalin nga aty, në një kohë kur figurat më të larta politike në Kosovë ndodhen në paraburgim kreu i qeverisë së Shqipërisë Edi Rama po i fryn fort kartës së patriotizmit.
Që nga konfirmimi i akt-akuzës për ish-drejtuesit e UÇK-së, Rama ka bërë plotë 5 statuse për kundërshtarët e tij politik që i implikon rëndë-pa prova deri më tani, në çështjen e Kosovës, dhe kisne këta paskan punuar në dëm të Kosovës, dhe në harmoni të plotë me Dick Martyn, raporti i diskutueshëm i të cilit vijon të trondisë skenën politike në Kosovë.
Është e çuditshme sesi Rama ka zgjedhur të luajë këtë kartë patriotizmi në prag të zgjedhjeve të përgjshme, dhe në një kohë kur shqiptarët duhet të jenë më të bashkuar se kurrë për të luftuar me të gjithë sfidat që i kemi para, e veçanërisht ajo që mund të dëmtojë reputacionin tonë në botë, pikërisht lufta e drejtë për liri e pavarësi, që po njolloset.
Rama po luan me kartën e patriotizmit, deri më tani pa asnjë provë të paraqitur për publikun, jo që të prodhojë vota për 25 prillin 2021, por me gjasë për të rritur profilin e tij tek shqiptarët e Kosovës, që e ka ndoshta më të ulëtin që e ka pasur ndonjë kryeministër shqiptar.
Është moralisht jo korrekte që pikërisht Rama të akuzojë kundërshtarët e tij politik për Kosovën, ose të luajë me patriotizmin, në një kohë kur shumë shqiptarë të Kosovës e kanë ndarë në mendjen e tyre se ishte po Rama një ndër mbështetësit e idesë famëkeqe të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë; Janë po shqiptarët e Kosovës që nuk ja harrojnë Ramës, vendosjen e traut dhe që i detyron ata të paguajnë para kur hyjnë në Shqipëri; Është po Rama që kur erdhi puna për mini-shengenin ballkanik e vijoj atë pa Kosovën, edhe pse si rrallë-herë klasa politike atje ishte e tëra bashkë, kundër këtij procesi; Është po Rama që ngriti padinë e diskutueshme ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për shpifje.
Rama po përballet me një kohë të keqe në vendin që ai e drejton, Shqipërinë, që nga pandemia, e rindërtimi, tek varfëria e lodhja e njerëzve me atë që po quhet arrganncë e tepruar e një kryeministri që kërkon mandatin e tretë, por pavarësisht të gjithave ai po luan rrezikshëm me kartën e patriotizmit, dhe këtë e kemi të gjithë për detyrë, në bazë të shembullit të fundit të mediave amerikane, të themi se ai po manipulon deri më tani, pasi nuk na ka dhënë asnjë provë për akuzat e tij ndaj kundërshtarëve.
Me gjasë 5 statuset e Ramës deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, e statuset e tjera që pritet të vijnë, do të nxisin një debat publik në ditët në vijim, sepse Rama po e imponon “me dhunë” këtë debat, nga njëra anë për të shmangur sado pak kritikat nga të gjitha frontet ndaj tij, e nga ana tjetër tu thotë Shqiptarëve të Kosovës, se unë jam i miri, e ata janë të këqinët,
Deri në paraqitjen e të paktën një prove për ato që po thotë, Rama po manipulon opinionin publik.