Lot gëzimi dhe krenarie, ushtarët e rinj: Do t’i shërbejnë atdheut

Lotët e gëzimit, ndjenjat e krenarisë e mbrojtjes së atdheut kapluan sot familjarët e rekrutëve të rinj që dhanë betimin e tyre se me nder dhe përkushtim do t’i shërbejnë atdheut. Gjithashtu edhe vetë ushtarët e rinj shprehën gatishmërinë për t’i shërbyer Kosovës me vendosmëri.

“Dita e sotme është shumë ndjenjë e veçantë për arsye se kemi zgjedh profesionin më fisnik, e kemi zgjedhur uniformën të FSK-së.

Këto 9 janë mund të them se kanë qenë sfiduese, por kanë qenë edhe të mira për arsye se kemi mësuar shumë gjëra, për arsye se kalimi nga jeta civile në ushtarake nuk është aspak e lehtë.

Kemi mësuar shumë gjëra për mbijetesës dhe gjëra që jeta civile nuk ua mëson… Frymëzimi im kryesisht fillon prej familjes, unë vij nga një familje, vetëm emrin e kam të dëshmorit”, tha ai.

 

 

SHKARKO APP