FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lufta në Gaza dhe viktimat, Kosova: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar sot për përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. Në një postim në mediat sociale, ministria e drejtuar nga Donika Gërvalla, shkruan se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e Hamasit.

Në reagimet shtohet më tej mbi Izrael janë lëshuar mbi 2000 raketa që kanë pasur si destinacion civilët. Në fund kërkojnë një zgjidhje përmes paqes dhe se ndiejnë keqardhje për të gjitha viktimat.

”Si çdo shtet Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, shkruhet në reagimin e ministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?