Luftë Serbi-Kosovë? Presidenti Meta: Kujt i ka ngelur ora para 20 vitesh, e ka marrë përgjigjen

”Të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, jo vetëm në Serbi”. Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta, ku u pyet për fjalën kërcënuese të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se mund të lindë një konflikt i mundshëm Kosovë-Serbi, në rast se ndasitë nuk zgjidhen me dialog dhe kompromis. ”Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh, çdo pretendimi të ngritur nga ata që ju ka ngelur ora para 20 vitesh. Të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, jo vetëm në Serbi e vende të tjera, por edhe në Shqipëri, për ata që nuk e kanë të qartë”,-tha Meta.

SHKARKO APP