Macron pret Albin Kurtin në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të Forumit të Paqes që organizohet në Paris është pritur nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të Presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Kurti ka marrë pjesë në darkën e zhvilluar mes krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se më pak se një muaj më parë Presidenti i Francës Macron vizitoi Shqipërinë, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarata e tij për pezullimin e vizave për Kosovën, gjë që shkaktoi reagime të ashpra në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar deri në sqarimin e situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?