Manjani, letër homologut francez: Refuzoni kërkesën serbe për Haradinaj

Ndërsa Ministria e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare janë mjaftuar vetëm me deklarata në Facebook për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ndërmarrë hapa konkrete tek autoritetet franceze.

Ministri Manjani i ka dërguar një letër homologut të tij francez, Jean-Jacques Urvous, ku i kërkon refuzimin e kërkesës serbe për ekstradimin e ish-kryeministrit Kosovar, Ramush Haradinaj.

Në letrën e tij, Ministri Manjani shprehet se “shteti serb keqpërdori aksesin në Interpol për qëllime politike”.

Ministri sqaron homologun e tij se Haradinaj është liruar nga akuzat që ngre Serbia. “Do të vlerësoja refuzimin tuaj të çdo kërkesë për ekstradimin e tij. Do t’ju lutesha për transmetimin e këtij shqetësimi autoriteteve gjyqësore franceze për lënien e lirë të tij”,- shprehet Manjani në letrën e tij.

letra-manjani

Letra e Ministrit Ylli Manjani për homologun francez

Haradinaj: Takohemi shpejt në Kosovë. S’na trembin fletarrestet e Milosheviçit

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhjen sesi disa shtete respektojnë ende vendimet e ish-regjimit të Milosheviçit, në një kohë që shumë të tjera janë ndarë përfundimisht prej tij.

Ish-kryeministri i Kosovës, i cili ka fituar dy herë pafajësinë në Gjykatën ndërkombëtare Penale të Hagës, shprehet më tej se, gjithsesi, “ne si popull dhe si individë nuk i jemi trembur tankeve të Milosheviçit, e jo më t’i trembemi fletarresteve të lëshuara prej tij”.

“Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës: Rrugën e shtetit të Kosovës nuk do të mund ta ndalë askush”, thekson më tej Haradinaj, sipas të cilit kosovarët as nuk i kanë rënë në qafë dikujt, e as nuk do të lejojnë që t’u bie në qafë dikush. Statusin e tij në rrjetin social, kreu i AAK-së e mbyll me shpresën se “do të takohemi shpejt në Kosovë”.

Kryeministri Mustafa: Ndalimi i Haradinajt i motivuar politikisht

Qeveria e Kosovës konsideron se ndalimi i kreut te AAK-se Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze është kryer në baze të një fleta-rresti te motivuar politikisht nga Beogradi. Në mbledhjen e ekzekutivit, kryeministri Isa Mustafa tha se vazhdojnë përpjekjet per lirimin sa me pare te tij.“Shprehim shqetësimin e qeverise për procedurat e ndalimit te Ramush Haradinaj. Ai është ndaluar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti të motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi. Këto veprime të Serbisë bëhen me tendenca të qarta për të provokuar tensione konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe me gjere”.

Mustafa ka theksuar se Haradinaj pas dy proceseve gjyqësore ka dale i pafajshëm.“Akte te tilla janë te papranueshme. Haradinaj ka dëshmuar pafajësinë e tij dy here ne proceset gjyqësore ne Gjykatën e Hagës. Presim qe ai te kthehet shume shpejt ne Kosove dhe qe qeveria franceze te kete parasysh se fletarrestet janë politike dhe nuk kane baze ligjore”.Haradinaj u ndalua te mërkurën në Bazel mbi bazën e një fletarresti të Serbisë për krime lufte te kryera prej tij në Kosovë.

Gjykata e Apelit ne Kolmar vendosi qe ta lere ate ne paraburgim deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim. Ne Prishtine tre partitë opozitare mbajnë nje marshim proteste përpara Ambasadës Franceze per te kërkuar lirimin e Haradinajt. Edhe ne Shkup është njoftuar gjithashtu mbajtja e një proteste.

Arrestimi ish-kryeministrit kosovar që mund të destabilizojë Ballkanin

SHKARKO APP