Marrëveshja Kosovë-Serbi, ambasadorja Kim: Hap i madh për paqen në Ballkan

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, marrëveshjen e firmosur mes Kovosës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e cilëson si hap madhor, e cila sipas saj do të sigurojë paqe dhe prosperitet në vendet e Gadishullit të Ballkanit.

”Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor: Duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrinin një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh”.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, presidentit Trump tha se ka punuar shumë për të arritur deri tek ky moment historik. Sipas tij, marrëveshja për normalizimin ekonomik është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë.

SHKARKO APP