FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Masakra në Nabërgjan, Kurti në Pejë: Ky krim u krye nga makineria shtetërore ushtarake e policore serbe

Në përvjetorin e masakrës në Nabërgjan të Pejës, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe për nder të 31 civilëve të pafajshëm të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe. Kurti tha se burra, gra e fëmijë, nga mosha 13 deri në 95 vjeç, të pambrojtur e të paarmatosur, u vranë vetëm pse ishin shqiptarë dhe donin të jetonin të lirë në tokën e tyre.

“Ky krim u krye nga makineria shtetërore ushtarake e policore, e ideuar dhe e planifikuar në Beograd nga regjimi i Millosheviqit, me synim shfarosjen e popullit shqiptar. Por plani i tyre gjenocidal dështoi. Populli ynë mbijetoi. Ne jemi këtu, të lirë e fitimtar”, tha Kurti.

Ai theksoi se për paqe të plotë, nevojitet drejtësia dhe se pa drejtësi, plagët mbeten të hapura. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka forcuar kapacitetet për hetim dhe ndjekje penale. Prandaj edhe sot i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit, në veçanti Prokurorisë Speciale, që të veprojë pa vonesë mbi bazën e dëshmive ekzistuese, që kriminelët të dalin para drejtësisë, qoftë edhe në mungesë” shtoi Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?