Masat anti-covid, pritet mbyllja për 12 ditë

Me rritjen e numrit të rasteve të reja dhe vdekjet nga Covid-19, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë, me rekomandim të institucioneve të tjera shëndetësore, ka marrë vendim që të ketë masa më strikte, për të parandaluar shpërthim edhe më të madh të infeksionit.

Po ashtu është propozuar mbyllja për 12 ditë e lokaleve të gastronomisë, qendrave tregtare, palestrave e shkollave. Lëvizja e qytetarëve është propozuar të lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Marketet, furrat dhe barnatoret do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Këto masa që është propozuar të hyjnë në fuqi nga data 6 dhe të zgjasin deri më 18 prill, do të diskutohen sot në mbledhjen e Qeverisë në orën 15:00, ku pritet të merret vendimi për miratimin e tyre. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se gjatë ditës do të dalë njoftimi për masat e reja. ”Për masat gjatë ditës ju njoftojnë kurdo që merret ndonjë vendim”.

Në takimet që ka pasur me Shoqatën e Gastronomëve, Odën Ekonomike dhe kryetarët e komunave të vendit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se dnër masat që do të merren është edhe mbyllja për 12 ditë e lokaleve të gastronomisë, qendrave tregtare, palestrave dhe shkollave. Por, mbyllja nuk po përkrahet as nga bizneset e as nga kryetarët e komunave.

SHKARKO APP