Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Masat ndëshkuese për Kosovën dhe plani 8-pikësh i Kurtit për zbutjen e gjendjes në veri

Aktualitet E premte, 30 Qershor 2023 08:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Vetëm dy ditë pasi Komisioni Evropian i prezantoi Parlamentit Evropian masat ndëshkuese për Kosovën, kryeministri Albin Kurti paraqiti në Prishtinë një plan 8-pikësh për “shtensionimin e situatës në veri të vendit”. Kurti tha se “Kosova është e gatshme të hedhë hapa drejt shtensionimit të situatës në veri të Kosovës”, duke theksuar nevojën për ndërmarrje të veprimeve urgjente drejt këtij qëllimi. Ai tha se “jemi të etur dhe të gatshëm të angazhohemi për hapa konkretë që mbështesin qëllimet e de-eskalimit dhe stabilitetit në rajon”.

Kurti: Të gatshëm të angazhohemi

“Hapat që ne i konsiderojmë të nevojshëm dhe jemi të gatshëm të angazhohemi janë si në vijim: reduktimi i pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre, gradualisht dhe proporcionalisht me reduktimin e dhunës; qasja e plotë në proceset gjyqësore të kryesve të dhunës dhe monitorimi i proceseve nga ana e EULEX-it dhe OJQ-ve të interesuara të të drejtave të njeriut; zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore nga një peticion për tërheqje i përkrahur nga të paktën 20 për qind të elektoratit”, tha kryeministri Kurti. Sipas planit të tij, pas konfirmimit që janë përmbushur kërkesat për tërheqje të kryetarëve aktualë, data e zgjedhjeve do të shpallet nga presidentja, ndërkaq, katër kryetarët e komunave veriore do të udhëzohen që t’ua dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të rinj pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Garanci të plota për gjykim të drejtë

Kryeministri kosovar kërkoi në këmbim angazhimin e drejtpërdrejtë të Serbisë për tërheqjen e protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre dhe zotimin për bashkëpunim në paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesueve të dhunës. Ky proces sipas Kurtit duhet të kryhet me monitorim nga ana e EULEX-it dhe garanci të plota për gjykim të drejtë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Reduktimi i gatishmërisë së forcave të armatosura të Serbisë në nivel të ulët, asnjë lëvizje e re të trupave, heqja e 48 bazave operative që ndodhen përgjatë kufirit. Serbia të mos pengojë apo ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve të përkatësisë serbe të Kosovës dhe të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirshëm, pa asnjë frikësim, detyrim apo ndikim korruptiv, në procesin e zgjedhjeve lokale të Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 1 ore
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 4 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 8 orësh

Prishtina shpall terroriste dy organizata serbe

Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim të BE-së për planin tetë pikësh të Kurtit. Vetëm disa orë para se Kurti ta paraqes planin e tij tetë pikësh për shtensionim të situatës në veri, qeveria e drejtuar nga Kurti shpalli terroriste dy organizata serbe që veprojnë në veri të Kosovës, “Mbrojtjen Civile”, dhe “Brigadën e Veriut”. Këto dy organizata sipas institucioneve të sigurisë, zhvillojnë veprimtari kërcënuese për rendin kushtetues të Kosovës, në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Ky vendim i qeverisë së Kosovës u mor në kohën kur në veri vazhdojnë të jenë tensionet e larta. Në këtë kuadër po vazhdojnë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të shtensionuar situatën në veri dhe për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

BE: Presion dhe bisedime për të shmangur përshkallëzimin

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të enjten se ai e mbështet idenë për të organizuar një konferencë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë deklaratë ai e bëri në fillim të Samitit dy ditor të Bashkimit Evropian, ku diskutohet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Dua të them se mbështesim edhe idenë sa më shpejt të jetë e mundur për të organizuar një konferencë me disa vende anëtare shumë aktive të Bashkimit Evropian për të mbështetur të gjitha përpjekjet e ndërmjetësimit në koordinim të të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kohët e fundit kemi parë disa vështirësi duke u bërë arsye për përshkallëzim dhe mendoj se ka ardhur koha për të pasur një qasje globale, ka ardhur koha për të bërë hapa të qartë në normalizim”, tha Charles Michel.

Këtë ide e ka përmendur me herët edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka thënë se “kjo konferencë do t’i bënte palët bashkë dhe të mos lejohen të dalin nga dhoma pa zgjidhje, apo në të kundërtën të përballen me pasojat”. E pasojat për Kosovën dhe Serbinë, nëse nuk shtensionojnë situatën sidomos në veri dhe nuk përmirësojnë marrëdhëniet, do të jetë politike dhe ekonomike.

Shefi i diplomacisë evropiane Josef Borrell, nga ana e tij, tha se “do të kërkojë nga udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian mbështetjen e tyre për të vazhduar presionin ndaj palëve për të shmangur përshkallëzimin.

“Shtetet anëtare kanë vendosur që masat duhet të ndërmerren, ekonomikisht dhe politikisht në mënyrë që t’u bëhet e qartë se nëse nuk kontribuojnë për shtensionim do të vjen me kosto”, tha Borrel para samitit dyditor të Bashkimit Evropian, ku diskutohet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 41 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.