Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

Zyrtarisht është mbyllur paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për rastin ku ish-krerët e UÇK, Thaçi, Selimi, Veselin dhe Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja filloj me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin, për të vijuar me ish-këshilltari ligjor të delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Wlliams. ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Steëart Duncan, pasuar më 30 shtator me dëshminë e James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, më pas, ish-diplomati amerikan Christopher Hill filloi, ish-këshilltari politik i Ëesley Clark, Michael Durkee për të përfunduar me dëshminë e vetë gjeneralit Clark e cili e përfundoi më në 18 nëntor 2025.

Gjatë mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg, ndërsa e rradhës pritet të mbahet në Shkup. Ndërkohë, akuza e ka përfunduar paraqitjen e provave më 15 prill 2025. Datat e fundit ku do të dorëzohen edhe dosjet me konkluzione të të dy palëve janë 9 deri me 13 shkurt në Hagë, pas të cilave trupa gjykuese tërhiqet dhe merr kohë deri në 90 ditë për të shpallur vendimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij rasti, ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi e pret edhe një tjetër akuzë, ajo e pengimit të drejtësisë. Bashkë me të, me të njëjtën akuzë janë edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliut dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?