Kosovë, fituese del opozita. VV dhe LDK kokë për kokë

Nga numërimi i deritanishëm i votave prijnë dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

REZULTATET LIVE, SIPAS KQZ NË KOSOVË 

Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka publikuar, në faqen e saj zyrtare, rezultatet e para të zgjedhjeve që u zhvilluan sot ne Kosove. Deri me tani kryeson LDK, e ndjekur nga LVV.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës, PDK ka pranuar humbjen e zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, në orën 22: 45,  kryetari Kadri Veseli pranoi se PDK do të kalojë në opozitë, pas shumë vitesh qeverisje.

Rezultatet e deritanishme, për 80 % të votave të numëruara, janë si më poshtë:

LVV:   26.07%  (165 546 vota)

LDK:   25. 13%  ( 159 633 vota)

PDK:   21.14%   (134 257)

AAK-PSD:     11,76%  (69 450)

NISMA-AKR-PD:     5.05%  (32 058)

LISTA SERBE           5. 80 % (36 836)

PARTI TË TJERA:     9.71 % (50 765)

TË PAVLEFSHME:   3.80% (30 592) 

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre e LDK-së, deklaroi se do të pritet numërimi i votës së fundit për të folur mbi koalicionin. Në një deklaratë për mediat, Osmani tha se ndryshimi në Kosovë ka ndodhur dhe partitë që qeverisin tashmë janë në opozitë.

Diferenca mes LDK dhe Vetëvendosjes është shumë e vogël dhe të dhënat janë parapake. VV kryeson me një numër të vogël  votash që mund të ndryshojë me numërimin e plotë të votave. Ndërkohë kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë intervistën e parë pas zgjedhjeve parlamentare. Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se sot ka ndodhur ndryshimi dhe çelësi i fitores sipas tij ishte populli. “Opozita ka fituar në Kosovë dhe këtij ndryshimi i prinë Lëvizja Vetëvendosje”. Ai ka thënë se nuk duhet të humbim kohë duke thënë se e sheh si partnerë LDK-në. Kurti ka thënë se nga nesër do të ftojë LDK-në për të krijuar koalicionin.

Sa mirë Kosova! Edhe zhvillon zgjedhje të parakohshme, edhe i bën ato pa incidente dhe nuk ka konflite. Kurse në Shqipëri as zgjedhje korrekte dhe as demokraci korrekte.

SHKARKO APP