Më 8 prill nis vaksinimi për personat mbi 85 vjeç në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se vaksinimi kundër koronavirusit i qytetarëve mbi moshën 85-vjeçare, do të fillojë më 8 prill. Procesi i vaksinimit të personave në këtë moshë do të bëhet në Prishtinë, në sallën 1 Tetori dhe në komunat tjera të Kosovës ku veçse ka nisur ky proces.

Pas vaksinimit të kësaj kategorie, vaksinimi i personave të moshave 80-84 vjeç do të nisë më 11 prill. Sipas njoftimit të kësaj ministrie, personat e këtyre moshave do të kontaktohen në telefon, varësisht nga të dhënat që kanë dërguar në faqen e aplikimit për vaksinim.

Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19. Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?