
Një person i plagosur është transportuar nga policia e Kosovës pas përplasjeve në veri të vendit. Ai u soll me një makinë të blinduar dhe më pas u transportua me një ambulancë.
Personi i plagosur ishte me uniformë ushtarake, por nuk u përket forcave të Kosovës. Një nga të pranishmit tha se i plagosuri bërtiste në gjuhën serbe: “Më dhemb këmba”.
Më pas u transportua edhe një tjetër i plagosur nga ana e agresorëve.
