Me lot në sy, Shpend Ahmeti pranon humbjen në zgjedhje

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka uruar mes lotësh kundërshtarët e tij pasi partia e tij humbi kryeqytetin e Kosovës. Me lot në sy, Ahmeti ka thënë se edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet janë të qarta. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?