Media serbe: Biden presion të ashpër Greqisë që të njohë Kosovën para…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden thuhet se po i bën presion të ashpër qeverisë greke për njohjen e Kosovës. Media serbe “Vesti online”, duke i’u referuar burimeve të tyre diplomatike, shkruan se është e rëndësishme për Uashingtonin që Athina ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara vazhdimisht të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, i cili është planifikuar në mes të qershorit.
“Ideja është të dobësohet pozicioni i Serbisë me “njohjen greke” dhe të tregohet që pavarësia e Kosovës është punë e kryer. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se në rast se Greqia i nënshtrohet presionit të SHBA-ve dhe e njeh Kosovës, kjo do të nënkuptojë shkelje të marrëveshjes së Washingtonit, pas së cilës Serbia mund dhe duhet të fillojë fushatën e çnjohjeve”, shkruan “Vesti Online”.
Po kjo media, thekson se Biden po bën presion ekonomik mbi Greqinë. Në këtë artikull të tyre thuhet gjithashtu se Amerika po i kuzhtëzon grekët me ndihmë financiare, investime, hua të reja dhe riprogramimin e huave të vjetra. Gjithashtu, në këtë shkrim të tyre thuhet se nëse Greqia e njeh Kosovën atëherë ka të ngjarë që Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia do të ndjekin shembullin e njëjtë.