Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mediat austriake: Qeveria Kurti u është sulur mediave, dëshiron ta mbyllë RTK-në

Kosova E martë, 20 Prill 2021 21:14
Mediat austriake: Qeveria Kurti u është sulur mediave, dëshiron ta mbyllë RTK-në
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Agjencia Austriake e Lajmeve (APA) e ka publikuar një shkrim lidhur me presionin ndaj mediave në Kosovë. Ky shkrim, të cilin e ka transmetuar edhe gazeta austriake “Der Standard”, flet për mundësinë që AKP-ja t’ia marrë objektet dhe hapësirat Radio Televizionit të Kosovës, për përplasje mes LVV-së dhe RTK-së, si dhe për kërcënimet e partisë në pushtet ndaj mediave në Kosovë.

Në Kosovë televizioni publik RTK është në rrezik të mbylljes. Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka vendosur të privatizojë objektet dhe hapësirat e shfrytëzuara nga RTK-ja. Kjo mund të çojë në mbylljen e transmetuesit publik. Gjithçka u bë e ditur vetëm përmes një reagimi publik të Federatës Sindikale të RTK-së. Përfaqësuesit e punëtorëve tani po kërcënojnë me protesta kundër Qeverisë, shkruan Der Standard, transmeton Gazeta Express.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Shkatërrimin e RTK-së nuk do ta lejojmë me asnjë çmim. Jemi të vetëdijshëm se është kohë pandemie, por kur cenohet mbijetesa jonë dhe mediumi i vetëm publik në vend, do të detyrohemi ta mbrojmë me çdo mjet ligjor”, tha SPERTK-ja. Kjo Sindikatë i bëri thirrje Parlamentit të miratojë ligjin për RTK-në “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne i propozojmë Kuvendit që objektin ku gjendet Radio Kosova t’ia kalojë në pronësi RTK-së dhe që bashkë me Qeverinë t’i ndihmojnë RTK-së me buxhet shtesë për rinovim”, theksoi kjo Sindikatë.

Amendamentet legjislative, të bllokuara
Miratimi i një amendamenti të tillë legjislativ është, natyrisht, i bllokuar nga partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje. Që nga fundi i vitit të kaluar Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka akuzuar Vetëvendosjen se po dëshiron të destabilizojë transmetuesin shtetëror. Veç kësaj, Sindikata e konsideron shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të RTK-së, siç është propozuar nga LVV-ja, ndërhyrje direkte në stafin editorial.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

21 Nëntor 2026, 09:11

“Në vendet demokratike nuk ka praktika ku një parti politike ndërmerr hapa të tillë që afektojnë pavarësinë editoriale të medias publike dhe lirinë e shprehjes në Kosovë”, tha kjo Sindikatë, shkruan mediumi austriak “Der Standard”.

Udhëheqësia e RTK-së nuk deshi të komentojë mbi çështjen e privatizimit të planifikuar nga AKP-ja – me gjasë nga frika. Kryetari i SPERTK-së, Gzim Bimbashi, i tha Agjencisë Austriake të Lajmeve (APA): “Pa hapësira, transmetuesit dhe puna e vetë gazetarëve është në rrezik”. “(…) Pa një zgjidhje të ofruar për ne, nuk do ta lirojmë asnjë objekt”, tha Bimbashi në mënyrë protestuese. “Dikujt” nuk po i përshtatet transmetuesi publik, tha ai, por pa e përmendur partinë në pushtet me emër.

Edhe më parë qeveria jetëshkurtër e Albin Kurtit pati tensione me RTK-në. Marsin e vitit 2020 kabineti i Kurtit ndërmori hapat e parë për të ulur buxhetin e RTK-së për 2.8 milionë euro në krahasim me një vit më parë.

Drejtori i Përgjithshëm i EBU-së (Unionin Evropian i Transmetuesve), Noel Curran, ua shkroi një letër kritikuese Kurtit dhe kryetares së atëhershme të Kuvendit, tash presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Currani paralajmëroi se transmetuesi publik nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë, por deputetët e LVV-së, nga ana tjetër, bënë thirrje publike për mbylljen e tërësishme të RTK-së.

Presion i shtuar
Që nga dhjetori presioni ndaj RTK-së nga ana e Vetëvendosjes është rritur sërish, duke e arritur kulmin gjatë fushatës zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, të cilat e çimentuan pushtetin e Kurtit dhe të partisë së tij dhe sollën ndryshim të elitën politike.

Qeveria u është sulur edhe mediave tjera. Për shembull, gazeta “Insajder” po akuzohet se ka publikuar një komunikatë “konfidenciale”, e cila, sipas ligjit të Kosovës duhet të jetë e hapur për gazetarë.

Një thirrje publike nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ndaj Zyrës së Prokurorit për të intervenuar çoi policinë në zyrat e gazetës për kontroll gjatë vikendit.

Të shtunën edhe Sami Kurteshi, përfaqësuesi i LVV-së në KQZ, ngjalli reagime. Kurteshi tha se shumica e mediave në Kosovë do të kryenin “krime mediave”, sepse shumica e kompanive mediave ishin “produkt i krimit të organizuar institucional” nga qeveritë gjatë 20 vjetëve të fundit, transmeton Zeri.info.

Komentet e Kurteshit erdhën pasi “Insajderi” raportoi se ministri Vitia nuk e kishte nënshkruar një kontratë me prodhuesin e vaksinave “Pfizer” brenda afatit të paraparë. Prokuroria njoftoi të dielën se ka urdhëruar policinë që të nisë hetime penale për këtë rast për veprën “Zbulim i një sekreti shtetëror”.

Kosova është i vetmi vend evropian që nuk po mundet të sigurojë vaksinën kundër koronavirusit.
Shqipëria ndihmoi në vaksinimin e vetëm personelit shëndetësor dhe 24.000 doza arritën në Kosovën me 1.8 milion banorë përmes programit të OKB-së për vaksinim, COVAX.

Etiketat e lidhura

Mediat austriake
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.